Operatori telefonik paralajmëron se do të zhvasë përsëri qytetarët

Si të mos mjaftonin çmimet e kripura dhe njësitë karagjoze që ofron në dispozicion operatori telefonik Vodafone Albania, ky i fundit njofton abonentët e tij me sms që çmimi i ofertave dhe kohëzgjatja e tij do të rriten në mënyrë të detyruar.
Shumë ankesa kanë ardhur nga qytetarët nëpërmjet formës së kontaktit të VloraWeb duke shprehur shqetësimin e tyre për këtë manovër abuzive nga operatori telefonik për të zhvatur akoma më shumë qytetarët.
Operatori njofton se paketa javore që më parë kushtonte 500 Lekë (të reja) dhe kishte një kohëzgjatje prej 7 ditësh, tashmë do të kushtojë 700 Lekë dhe do të ketë një kohëzgjatje prej 10 ditësh.
Gjithashtu, paketa ditore që më parë kushtonte 100 Lekë dhe kishte një kohëzgjatje prej 24 orësh, tashmë do të kushtojë 300 Lekë dhe do të ketë vlefshmëri për 3 ditë.

Nuk dihen nëse operatorët e tjerë mobile do të veprojnë në të njëjtën mënyrë, por kjo që po ndodh në këto kohë duket qartë që është një veprim abuziv dhe i pa kontrolluar nga autoriteti i konkurencës. Përgjegjësit kryesor të telekomunikacionit duket se e kanë mendjen për të çensuruar internetin dhe jo për të kontrolluar operatorët mbi manovrat e tyre abuzive me njësitë MB, Minutat dhe SMS që ato ofrojnë.