Vlorë (DIMENSION), ofroj vend pune menaxher mirëmbajtje

 - 29/03/2020

KY NJOFTIM NUK ËSHTË MË I VLEFSHËM

Cel. : +355 67 46 47 484
Rr. “Abdyl Frasheri” Pallati Hoxholli | Ap.3, Kati 1 | Sheshi Wilson – Tirane, Albania
[email protected]

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore. Eksperienca 15 vjeçare e stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore është një potencial në shërbim të kompanive & individëve me qëllim përmirësimin & konsolidimin e vlerave dhe standarteve profesionale të tregut të punës dhe zhvillimit në vend.

Në emer të një grupi te suksesshëm në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MENAXHER MIRËMBAJTJE

DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
• Supervizon te gjithë aktivitetet e mirëmbajtjes me qëllim sigurimin e një pune pozitive dhe raportimin tek Drejtuesi i Departamentit;

• Përgatit procedurat Për zbatimin e masave të sigurisë në punë të personelit teknik-elektrik

• Mban në monitorim kostot energjetike të aseteve të shoqërisë;

• Eshtë përgjegjës Për shfrytëzimin e të gjithë proceseve elektrike/elektronike/mekanike e civile referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe
mirëmbatjen e përditshme të sistemeve;

• Përpilon dhe koordinon punën Për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të pajisjeve në sistemet elektrike/elektronike;

• Merr raportimet nga stafi supervizor dhe stafi teknik Për
problematikat në objektet nën varësi.

• Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike/elektronike/mekanike në rastet e nevojshme apo emergjente.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: I diplomuar në Ing. Elektrike, Ing. Elektronike,lnxhinieri Mekanike
Eksperiencë Pune: Mbi 4-5 vjet eksperiencë në punë (eksperiencë në sistemet elektrike, sisteme të automatizuara, sisteme elektronike, sisteme zjarri, sisteme CCTV, sisteme akses kontroll).
Aftësi:
• Aftësi koordinimi në punimet elektrike, elektonike, sisteme BMS.
• Aftësi kompetente në skicime, instalime dhe testime të sistemeve elektrike dhe mekanike.
• Njohje të gjuhës angleze teknike, CAD dhe MS Project

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën toni të e-mail: [email protected]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant Për të cilin aplikoni

JU MIRËPRESIM