Vlore, ofroj vend pune Menaxher Mirëmbajtje
KY NJOFTIM NUK ËSHTË MË I VLEFSHËM

E2 Partners Group, në emër të klientit të saj, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin Menaxher Mirëmbajtje në Palasë, Vlorë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mban në monitorim kostot energjetike të aseteve të shoqërisë BRE (Kompleks rezidencial dhe turistik etj);
- Mban rekorde të brendshme të konsumit për monitorim e faturave të OSHEE dhe UKT;
- Menaxhon materialet, pjesët e këmbimit, porosit materialet në mungesë të supervizorëve;
- Organizon grafikun mujor dhe pushimet vjetore të stafit pa prishur mbarëvajtjen e proceseve;
- Merr detyrat e supervizorëve në mungesë të tyre;
- Kontrollon punët rutinë ditore dhe kryen inspektime rutinë;
- Harton planin e mirëmbajtjes profilaktike PPM dhe ditore;
- Supervizon të gjithë aktivitetet e mirëmbajtjes me qëllim sigurimin e një pune pozitive dhe raportimin tek Drejtuesi i Departamentit;
- Ndjek punën ditore, protokollimin dhe kontrollin e punëve të çdo pjestari të stafit teknik;
- Protokollon punët, bazën materiale, orienton stafin supervizor dhe teknik;
- Orienton stafin supervizor mbi objektivat dhe optimizimin e kostove të mirëmbajtjes; • Orienton stafin supervizor për ndjekjen e procedurave të blerjeve, PV etj;
- Parashtron problematikat dhe ndjek procedurat deri në zgjidhjen e tyre; Përgatit procedurat për zbatimin e masave të sigurisë në punë të personelit teknik-elektrik (të shoqëruara me fletë raportet përkatëse). Ndjek procedurat e sigurimit teknik shtetëror me stafet;
- Përgatit procedurat për kualifikimin dhe trajnimin e stafit teknik-elektrik, me qëllim për të rritur eficencën, cilësinë dhe sigurinë në punë të impiantit;
- Në mungesë të supervizorit elektronik/elektrik-mekanik ndjek detyrat e tyre;
- Mban të githë faturat (kërkesë-ofertë) për blerje në arkivën e departamentit
- Vendos kohën dhe parametrat e BMS (N.q.s. ka ose çdo lloj sistemi) për të garantuarimin te gjithë sistemin.
- Raporton për punët që do ndiqen gjatë javës në vazhdim;
- Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proceseve elektrike/elektronike /mekanike e civile referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbatjen e përditshme të sistemeve;
- Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike/elektronike/mekanike në rastet e nevojshme apo emergjente; Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike/elektronike/mekanike e civile; Orienton stafin supervizor të monitorojnë nënkontraktorët;
- Bën analizë të sistemeve të Kompleksit dhe shikon nevojat për investime në pikat kryesore pa vënë në diskutim ecurinë e sistemeve të kompleksit/Aseteve të BRE;
- Bën trajnime të stafit për rastet emergjente;
- Analizon shpenzimet dhe të ardhurat vjetore për të parë realizimet e objektivave
Aftësi të tjera:
- Përvojat e përgjithshme në këtë fushë (mbi 4-5 vjet eksperiencë në punë, eksperiencë në sistemet elektrike, sisteme të automatizuara, sisteme elektronike, sisteme zjarri, sisteme CCTV, sisteme akses kontroll.
- Aftësi koordinimi në punimet elektrike, elektonike, sisteme BMS.
- Aftësi kompetente në skicime, instalime dhe testime të sistemeve elektrike dhe mekanike.
- Aftësi shume të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.
- Eksperiencë në CAD dhe MS është një avantazh.
- Njohje të gjuhës angleze (teknike është avantazh)
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail:*[email protected]* deri në datën 20/01/2020.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
Email: [email protected]
Website: www.e2partners.info
Facebook: https://www.facebook.com/E2PartnersGroup
Instagram: https://www.instagram.com/e2partnersgroup
LinkedIn: https://www.linkedin.com/company/e2-partners-group