Vlorë (E2 Partners), ofroj vend pune menaxher mirëmbajtje

 - 29/03/2020

KY NJOFTIM NUK ËSHTË MË I VLEFSHËM

E2 Partners Group, në emër të klientit të saj, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin Menaxher Mirëmbajtje në Palasë, Vlorë.

Përgjegjësitë kryesore:
• Mban në monitorim kostot energjetike të aseteve të shoqërisë BRE (Kompleks rezidencial dhe turistik etj);

• Mban rekorde të brendshme të konsumit për monitorim e faturave të OSHEE dhe UKT;

• Menaxhon materialet, pjesët e këmbimit, porosit materialet në mungesë të supervizorëve;

• Organizon grafikun mujor dhe pushimet vjetore të stafit pa prishur mbarëvajtjen e proceseve;

• Merr detyrat e supervizorëve në mungesë të tyre;

• Kontrollon punët rutinë ditore dhe kryen inspektime rutinë;

• Harton planin e mirëmbajtjes profilaktike PPM dhe ditore;

• Supervizon të gjithë aktivitetet e mirëmbajtjes me qëllim sigurimin e një pune pozitive dhe raportimin tek Drejtuesi i Departamentit;

• Ndjek punën ditore, protokollimin dhe kontrollin e punëve të çdo pjestari të stafit teknik;

• Protokollon punët, bazën materiale, orienton stafin supervizor dhe teknik;

• Orienton stafin supervizor mbi objektivat dhe optimizimin e kostove të mirëmbajtjes;

• Orienton stafin supervizor për ndjekjen e procedurave të blerjeve, PV etj;

• Parashtron problematikat dhe ndjek procedurat deri në zgjidhjen e tyre;

• Përgatit procedurat për zbatimin e masave të sigurisë në punë të personelit teknik-elektrik (të shoqëruara me fletë raportet përkatëse).

• Ndjek procedurat e sigurimit teknik shtetëror me stafet;

• Përgatit procedurat për kualifikimin dhe trajnimin e stafit teknik-elektrik, me qëllim për të rritur eficencën, cilësinë dhe sigurinë në punë të impiantit;

• Në mungesë të supervizorit elektronik/elektrik-mekanik ndjek detyrat e tyre;

• Mban të githë faturat (kërkesë-ofertë) për blerje në arkivën e departamentit

• Vendos kohën dhe parametrat e BMS (N.q.s. ka ose çdo lloj sistemi) për të garantuarimin te gjithë sistemin.

• Raporton për punët që do ndiqen gjatë javës në vazhdim;

• Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proceseve elektrike/elektronike /mekanike e civile referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbatjen e përditshme të sistemeve;

• Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike/elektronike/mekanike në rastet e nevojshme apo emergjente; Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike/elektronike/mekanike e civile; Orienton stafin supervizor të monitorojnë nënkontraktorët;

• Bën analizë të sistemeve të Kompleksit dhe shikon nevojat për investime në pikat kryesore pa vënë në diskutim ecurinë e sistemeve të kompleksit/Aseteve të BRE;

• Bën trajnime të stafit për rastet emergjente;

• Analizon shpenzimet dhe të ardhurat vjetore për të parë realizimet e objektivave


Aftësi të tjera:

• Përvojat e përgjithshme në këtë fushë (mbi 4-5 vjet eksperiencë në punë, eksperiencë në sistemet elektrike, sisteme të automatizuara, sisteme elektronike, sisteme zjarri, sisteme CCTV, sisteme akses kontroll.

• Aftësi koordinimi në punimet elektrike, elektonike, sisteme BMS.

• Aftësi kompetente në skicime, instalime dhe testime të sistemeve elektrike dhe mekanike.

• Aftësi shume të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.

• Eksperiencë në CAD dhe MS është një avantazh.

• Njohje të gjuhës angleze (teknike është avantazh)

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: [email protected]

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë