Vlora në borxh – 15 milion euro gjobë

 - 29/04/2020

Bashkia e Vlorës ndëshkohet nga Gjykata Ndërkombëtare pasi prishi një kontratë dhe duhet të paguajë shifrën e majme.

Avokati Kujtim Cakrani, shkruan për Faktoje.al se bëhet fjalë për kontratën me kompanië “Tis-Park”, për parkimet në qytetin e Vlorës. Si rrjedhojë e prishjes, Bashkia Vlorë tashmë do t’i japë 15 milionë euro kompanisë në fjalë.

Cakrani citon:
Bashkia e Vlorës do paguaj 15 milion euro kompanisë “Tis-Park”!?, për prishjen e njëanshme të kontratës, së parkimeve në qytetin e Vlorës. Convid 19 do iki një ditë, por ky borxh prej 15 milion euro do ngelel dhe do paguhen nga ne të gjithë.

Prishja e marrëveshjes ndodhi 3 vite më parë dhe çështja shkoj në arbitrazh në Francë, dhe bashkia Vlorë duhet të paguaj 15 milion eurë. E mbajnë të fshehur si çdo gjë tjetër…por është tashmë publike.

©(f.m/dosja.al)