Skandal dhe arrogancë kundrejt qytetarëve vlonjat nga policia e shtetit

Në ditën e hënë, datë 13 Prill 2020, shumë raportime nga qytetarë të ndryshëm kanë ardhur në redaksinë e VloraWeb, në lidhje me arrogancën e treguar nga ana e policisë së shtetit në rrugët e qytetit. Këta qytetarë shprehen se policia i trajton si të ishin kriminelë dhe jo familjarë që dalin për të kryrer shërbimet e tyre të nevojshme. Ankesa kanë ardhur dhe për vendosjen e gjobave të cilat në shumicën e rasteve janë tërësisht të jashtëligjshme, pasi cënojnë të drejtat themelore të njeriut, e për më tepër, nuk janë botuar në fletoren zyrtare të ligjeve e as nuk janë miratuar me shumicë votash nga parlamenti i shqipërisë.
Për më tepër, kushtetuta e republikës së shqipërisë, e ndalon në mënyrë kategorike ndryshimin e ligjeve në periudhë të jashtëzakonshme si dhe ndërmarrjen e akteve normative të cilat kanë fuqi prapavepruese apo cënuese të lirisë së qytetarëve. Pra, duket qartë që aktet normative printohen nga zyrat e qeverisë për t’u vulosur e për t’u shfaqur vetëm në portale e profile të ndryshme në facebook, por asgjë deri më tani nuk është bërë në rrugë zyrtare e ligjore.
Faktet janë që:
- Të gjithë masat kufizuese apo ndaluese që nuk dalin me bazën ligjore neni 170, 175/2 Kushtetutës RSH dhe sipas VKM 243 dt 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes fatkeqësisë natyrore”, janë jo kushtetuese.
- Nëse këto masa kufizuese apo ndaluese nuk publikohen në “Fletoren Zyrtare”, nuk sjellin asnjë pasojë ligjore.
- Në asnjë rast sipas Kushtetutës edhe në rastet kur shpallen masat e jashtëzakonshme nuk lejohet NDALIMI total pra, “arrestimi në shtëpi” qoftë 1 ditë të vetme e jo më gjithë fundjavës.
- Kushdo, duhet të ankimojë në gjykatë vendimet e gjobave, heqjes së lejeve të drejtimit, heqjes së licencave të biznesit, gjobave për shkak të lëvizjes tej orarit të përcaktuar nga facebook-u, Kryeministrit.
- Kushdo që do të ankimojë në gjykata këto vendime, në mos në Shqipëri, në Strasburg do të gjejë të drejtën e do të mund të aplikojë për të kërkuar gjithë shpërblimin e dëmit të shkaktuar njësoj si Beccheti.
Për këtë gjë, avokati i njohur Altin Goxhaj, shprehet se do të ofrojë ndihmë dhe këshillim falas, të gjithë qytetarëve që janë prekur nga kjo maskaradë anti-kushtetuese. (STUDIO LIGJORE AGA & GOXHAJ Avokati Erald Aga +355 67 634 0 634 Avokati Altin Goxhaj + 355 67 200 45 45).
Por përtej këtyre fakteve, keta persona, që mbajnë veshur uniformën e policisë, po terrorizojnë qytetarët e Vlorës, duke u sjellë si gangster e duke prishur qetësinë publike me sirena e megafonë duke kujtuar se janë të pa prekshëm dhe kanë të gjithë të drejtën e ligjit për ta bërë këtë.
Në do ndryshojë për mirë apo për keq, sjella e këtyre personave që ndyjnë uniformën e policisë së shtetit mbetet për t’u parë.