Pastërtia në tregun e “Orizit” Vlorë

Qytetarë të shumtë ankohen në lidhje me kushtet higjenike të tregjeve në qytetin e Vlorës dhe duket se kanë të drejtë. Vëmendja e institucioneve përgjegjëse për këtë sektor është thuajse in-ekzistente duke lënë infrasktrukturën dhe higjenën në një gjendje të mjerueshme!
Tashmë që jemi dhe në epideminë më të rrezikshme të kohës, situata paraqitet tepër dëshpëruese dhe e pa pranueshme për qytetarët që blejnë mallra në këto tregje.
Më poshtë gjeni një citim të një qytetari të bërë në rrjetin social Facebook:

“Bashkë me higjenën personale të trupit, COVID-19, riktheu vëmendjen dhe për higjenën e mjedisit, sidomos në tregjet e qytetit, aty ku ushqehen vlonjatët!
Ky është tregu te fabrika e orizit, i cili duhet të mbyllet sepse eshte në kushte skandaloze përsa u perket kushteve të higjenës.
Dërrasa të kalbura, hekura të ndryshkur, kartona me erë të rëndë, mbulesa të pista dhe minjë që ushqehen aty gjithe ditën!
Aty duhet të shkulet çdo gjë nga vendi dhe bashkia duhet të mendojë për funksionim të tregut të lëvizshëm në qytet!
E njëjta situatë paraqitet dhe në tregun në qendër të qytetit!”
©Fotot dhe citimi më sipër janë marrë nga qytetari / gazetari në profilin e tij FB: Ergys Allushi