Kush Jemi

Nuk është e thënë që në secilin blog, portal apo faqe web-i që ekziston në internet, të qëndrojë një njeri i pushtetshëm, i cili financon për artikuj të ndryshëm.

Mjaftojnë njohuritë në fushën e teknologjisë dhe çdo gjë mund të bëhet realitet.

Si një individ që ka përfunduar studimet e tij për Informatikë në Universitetin e Vlorës, e që ndihet i pa vlerësuar, madje i zhvlerësuar nga shumica dërrmuese e kolektivit të këtij institucioni dhe jo vetëm, kam vendosur të hap një blog informues për qytetin tim të lindjes, Vlorën!

VloraWeb nuk është portal lajmesh i mirëfilltë, por është një faqe / komunitet online ku synon të nxjerrë në pah fjalën e qytetarit, problematikat e qytetit si dhe të bëjë të mundur sa më parë rritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për komunitetin tonë.

Nuk ka asnjë gazetar apo staf të mirëfilltë që menaxhon këtë faqe web-i, por ka një sistem të ngritur nga një person i vetëm i cili merret pothuajse me gjithçka që ka të bëjë me VloraWeb-in!

Nëse ndjeheni të friksuar nga njohuritë dhe shprehja e fjalës së lirë vetëm nga një individ, duhet të mendoheni mirë nëse individët e kësaj natyre shtohen në të ardhmen!

Të gjithë mund të pyesin se si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë, kush qëndron nga pas, kush është ai apo jo që financon… por një person që e ka pasion dhe hobi informatikën nuk e ndalon dot askush!

Si kosto financiare që përballohet nga vetë unë që mbaj online këtë faqe mund të them se shpenzimi është minimal:
Domain-i VloraWeb: 10$ / vit.
Host/VPS Server: 70€ / vit

Si ka mundësi që kushton kaq pak? Mjaftojnë njohuritë!
I gjithë konfigurimi teknik i serverit VPS (Apache Webserver, PHP, MySQL, BindDNS, Mail Server, Networking, Firewall, Control Panel, Reverse Proxy, Cache Proxy etj…) nga ku hostohet faqja si dhe dizenjimi e programimi i faqes FrontEnd (HTML/CSS, PHP Development, WordPress Development) kryhen nga ky personi i vetëm që është vlerësuar gjithmonë me notën 5 në shkollën ku ka studiuar!

Shqipëria do të bëhet një ditë…

Webmasteri-i i VloraWeb.Com

Dëshiron të na kontaktosh? Na shkruaj duke klikuar këtu 🙂