Gjobëvënie të paligjshme dhe maskarada e mediave që u bëjnë fresk partisë

 - 30/03/2020

Pothuajse në të gjitha vendet e botës janë marrë masa ekstreme për të parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse CoronaVirus apo (Covid-19). Duke filluar që nga ndalimi i transportit publik, ndalimin e tubimeve, daljeve kolektive apo në grup si dhe pezullimin apo reduktimin e qarkullimit të automjeteve personale për qëllime jashtë atyre të punës.


Por mesa duket në Shqipëri, si gjithmonë këto ekstreme e kalojnë imagjinatën. Me disa akte normative që bjen 101% ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke mos zbatuar asnjë nen apo ligj të kësaj kushtetute, duke shkelur në mënyrë flagrante dhe të turpshme ligjin si dhe fletoren zyrtare të botimeve të ligjeve, shteti gjobit çdo këmbësor apo shofer i cili nuk ka kërkuar një autorizim nga një portal të quajtur e-albania për lëvizje “Leje Dalje”.


Është e turpshme dhe anti ligjore e njerëzore mënyra se si u kërkohet qytetarëve të paraqesin autorizimet për lëvizjen në këmbë apo me makinë. Shtete të tjera kanë aplikuar masa të tilla por gjithmonë duke respektuar të drejtat e lirisë individuale, duke bërë të detyruar vetëm ndalimin e qarkullimit të njerëzve në grup, pa maska dhe pa mjete mbrojtëse.


Por në dallim nga shtetet e tjera, shteti shqiptar ka shkuar akoma më në ekstremitet duke aplikuar dhe gjoba mbi popullin e tij në mënyrë që të pasurohet për vete. Gjoba të cilat nuk bëjnë asgjë tjetër veçse përbuzin qytetarët shqiptarë dhe i nënshtrojnë ata të paguajnë dhe lekët e fundit që u gjenden në kursimet e tyre. Madje aplikimi i këtyre gjobave nuk është botuar as në fletoren zyrtare siç është shprehur më poshtë dhe avokati Altin Goxhaj:

LEJA 1 ORESHE DHE GJOBAT E SAJ JANE TE PALIGJSHME SPS NUK JANE BOTUAR NE FLETORE ZYRTARE! PERDERISA S'JANE BOTUAR S'…

Posted by Avokati Altin Goxhaj on Monday, March 30, 2020

Është për të ardhur keq edhe me mediat, të cilat nuk pasqyrojnë realitetin, por u intereson vetëm lajmi dhe gjobat që vendosen në mënyrë të kundraligjshme në çdo aspekt ligjor e kushtetues. Asnjë media, qoftë online, qoftë media televizive nuk merr mundimin të shohë se në ç’krizë ndodhen qytetarët, por u intereson të bëjnë propagandë vetëm për antiligjet që postohen nëpër rrjetet sociale.

Këta pseudo-gazetarë dhe pseudo-media janë duke cënuar rëndë lirinë personale të individit, duke abuzuar e duke fryrë artificialisht të gjitha ndodhitë që ndodhin në vend.

Të sensibilizosh njerëzit të mos dalin në turma e mos të frekuentojnë ambientet e përbashkëta të gjithë njëherësh, për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje të rrezikshme është e drejtë dhe nevojë qytetare. Por të penalizosh qytetarin që vuan për bukën e gojës, dhe media apo gazetarë të përfitojnë në kurriz të kësaj është imorale.

Thirrje të tjera qytetare vijnë për kufizimin e orareve, të cilat sjellin akoma më keq rradhë të gjata në sportele apo shërbime të ndryshme. Por siç duket, asnjë media nuk e transmeton këtë informacion pasi bje ndesh me parimet partiake.

Mos vendos gjoba por eduko dhe ndërgjegjëso popullin si çdo vend tjetër i botës!
#qëndro_në_shtëpi , #mbro_veten_dhe_të_tjerët
#respekto_lirinë_në_emergjenca_kombëtare
#ndal_pseudo_gazetarinë_në_facebook_dhe_media

Nuk ka media, por ka lëpirës që presin ndonjë kockë të rradhës që t’u hidhet si lajm në rrjete sociale!