Emigrimi në Gjermani si IT nga Shqipëria

 - 25/03/2020

Pra, ju sapo keni marrë kontratën nga një kompani në Gjermani? Urime. Kjo është guida e plotë se çfarë do të duhet të bëni pasi të keni marrë kontratën si një qytetar Jo-Europian.

Akoma nuk keni gjetur një punë në Gjermani dhe kërkoni një të tillë?

Disa nga lidhjet në internet që mund t’ju ndihmojnë në kërkimin e një pune:

StackOverFlow
Glassdoor
Moberries
Linkedin (Duhet të punoni shumë me profilin tuaj!)
Stepstone
CampusJager

Fushat Software në të cilat duhet të shikoni për punë në shtetin Gjerman:

Përgjatë një analize të detajuar, është vënë re se Gjermanët nuk parapëlqejnë të përdorin .Net, C# apo gjëra të tilla, kështu që tregu për këto fusha mund të jetë pak më i vështirë. Zhvilluesit aplikacioneve mobile, të gjithë llojet e zhvilluesëve JavaScript, programuesit apo zhvilluesit Java “Back-End” (ose dhe Kotlin) duket se kanë shumë përparësi. Gjithashtu, inxhinierët e kualifikuar si Administratorë Sistemesh, Inxhinierë Rrjetesh apo Inxhinierë të bazave të të dhënave.

Përgatitja e gjërave

Pas komunikimit të pranimit tuaj (kontratës):

Gjermanët si natyrë i pëlqejnë shumë letrat e konfirmimit. Për shembull: Po, e pranoj me shumë kënaqësi pozicionin e punës! Etj etj…
Është mirë të dërgoni një të tillë pas pranimit!

Proçesi i largimit nga vendi i origjinës

Pothuajse çdo IT në Gjermani ka një rrogë vjetore të tillë që e bën atë menjëherë të kualifikuar për të aplikuar për kartën blu. Por, çfarë është karta blu? Në Greqi quhet Prasino Karta, Italianët e quajnë Carta Biancha, Amerikanët Green Card. Gjermanët e quajnë “Die blaue Karte. Është thjesht një kartë nga ku merrni leje nga shteti Gjerman për të qëndruar 4 vjet në Gjermani. Gjithçka varet nga paga. Nëse është më e madhe se 43.000€ në vit, ju jeni automatikisht të kualifikuar për këtë kartë.

Si të aplikoj për Kartën Blu?

Sidoqoftë, ju nuk mund të aplikoni direkt për kartë blu. Ju duhet të keni një VIZË 6 mujore dhe në momentin që e zotëroni një të tillë, mund të shkoni në Gjermani dhe të aplikoni për të.

Proçesi i Vizës

Pasi keni pranuar të gjitha kushtet dhe marrëveshjet e kontratës me kompaninë, ju duhet të siguroni menjëherë një takim “Termin” në Ambasadën Gjermane në Shqipëri. Gjermanët zakonisht nuk krijojnë konfuzione në asnjë proçes aplikimi, kështu që proçesi është shumë i lehtë. Në mënyrë që të caktoni një takim në Ambasadën Gjermane, po ju japim një link me informacione të dobishme, dhe në fund të faqes së informacioneve do të gjeni një buton për faqen e caktimit të takimit.

Ju lutem lexoni të gjithë proçesin nga fillimi në fund dhe bëni saktësisht atë që u kërkohet. As më pak, as më shumë!

Pas caktimit të datës së takimit, ju duhet të merrni një email në të cilën ju DUHET të konfirmoni brenda 24 orëve që do të shkoni në atë takim të lënë. Pas kësaj, proçesi vazhdon normalisht. Fillimisht do të jeni në pritje të rradhës për takim. Ju duhet të merrni datën e takimit, maksimumi për 1 javë nga data e aplikimit.

Letrat

Në këtë proçes fillojnë paksa vështirësitë. Këto janë dokumentet që duhet të paraqisni me vete në datën e takimit në ambasadë. Ju lutem kontrolloni https://tirana.diplo.de/https://tirana.diplo.de/al-sq/service/-/2076500 nëse ka ndryshime.

Gjithmonë shikoni link-un e mësipërm për dokumentet që nevojiten ditën e takimit!

Përpara se të filloni, sigurohuni që çdo dokument duhet të ketë të paktën 2 kopje të cilat do të mbahen nga ambasada. Kujtesë: Ndoshta ju do t’u duhet të mbani një kopje të skanuar të tyre për shkak se pas takimit në ambasadë, punëdhënësi juaj do të marrë një letër nga Agjensia e Punës ku do t’i kërkohet që të dërgohen të gjitha dokumentet me të cilat keni aplikuar në ambasadë.

  • Forma e aplikimit

Ju duhet të keni 2 kopje me shkrim dore të formës së aplikimit. I gjithë informacioni duhet të jetë mëse i vërtetë dhe i sinqertë! Mjafton një gënjeshtër në një fjalë të vetme dhe i gjithë proçesi i aplikimit mund të rrefuzohet! Nëse keni qenë në burg apo nëse keni ndonjë sëmundje bëni mirë të mos gënjeni!
Kujtesë: Nga data 1 Shkurt 2020, Ambasada Gjermane pranon vetëm formatin elektronik të formularit të aplikimit.

  • Pagesa

Pagesa shkon zakonisht 70 Euro. Sigurohuni që të merrni saktësisht aq sa u kërkohet pasi më pak lekë nuk mund të blejnë një aplikim të vlefshëm dhe më shumë lekë nuk ju rrisin shanset për t’u pranuar dhe për më tepër nuk u pranohen. Për shembull nëse ju u jepni 100 Euro dhe nuk kërkoni / merrni kusurin, kjo do të konsiderohet si korrupsion në sportelet e ambasadës! Kujdes! Pra, siç e kuptuat, pagesa bëhet brenda në ambasadë, në datën e takimit, në pikën e intervistës. Sigurisht, ju do të merrni dhe faturë, mos u shqetësoni!

  • Fotografitë

Kjo është pjesa më e lehtë, sigurohuni që fotot janë jo më shumë se 6 muaj të vjetra dhe duhe të jenë të formatit 40x30mm. Mjafton të shkoni në një studio fotografike dhe t’u kërkoni 2 apo më shumë foto për ambasadë.

  • Pashaporta

Pashaporta DUHET të jetë po ajo me të cilën keni skeduluar datën e takimit në ambasadë. Duhet të jetë e vlefshme dhe të ketë të paktën 6 muaj vlefshmëri në avancë. Pra duhet të jetë dhe 6 muaj e vlefshme pas ditës së intervistës. Nëse numri i pashaportës nuk përputhet me numrin e numrin e pashaportës në aplikim, jeni në telashe! Harrojeni të shkoni në gjermani për të paktën 1 vit.

  • Oferta e Punës

Ju duhet të tregoni ofertën e punës në ambasadë. Ju duhet të keni ofertën origjinale, kështu që punëdhënsi duhet t’ua dërgojë me email ofertën / kërkesën e punës. Kontrata duhet të ketë në faqen e fundit të saj firmën e punëdhënësit së bashku me vulën e kompanisë. Nëse nuk ka ndonjë nga këto, lutuni që mos të kuptohet nga ambasda! 😊 Zakonisht kompania dërgon dy kopje, një duhet të shkojë pas në gjermani me firmën tuaj.

Ju lutem të jeni të kujdesshëm me postën Shqiptare dhe sigurohuni që numri i telefonit është i shënuar saktë, pasi postieri nuk ka për t’u gjetur asnjëherë.

Përpara se të merrni kontratën e punës, zakonisht u dërgohet një kopje PDF në emailin tuaj.

  • Dega juaj: Diploma e universitetit dhe e masterit (nëse keni një të tillë)

Ky është i vetmi hap i cili merr shumë kohë. Merrni të gjitha kualifikimet tuaja (vetëm kopjet, jo origjinalet) dhe shkoni tek Rektorati apo Sekretaria. Mbani me vete kopjen e diplomave bachelor apo/dhe master të cilat keni së bashku me listën e notave. U thoni sekretares shtetin në të cilin do të përgatisni dokumentat dhe do të duhet të paguani një shumë 500 lekë të reja në bankë. Këto dokumente do të firmosen nga rektori. Ndërkohë ju duhet t’i vërtetoni botës që dega juaj është e vlefshme. Kështu që duhet të shkoni tek Databaza Anabin. Këtu, ju duhet të kërkoni saktësisht siç është e përshkruar në diplomën origjinale që ju keni.

Kujtesë: Dega “Teknologji Informacioni” dhe “Informatikë” janë të së njëjtës kategori dhe ju duhet t’ja thoni patjetër këtë intervistueses në Ambasadë!

Do t’ju shfaqet një dritare e vogël. Printojeni atë 3 herë (2 do t’ju duhen, por 3 në rast se diçka nuk shkon mirë) në Gjermanisht dhe 3 në Anglisht.

10 ditë më vonë, rektorati apo sekretaria do t’ju njoftojë që të shkoni dhe të merrni diplomat me vulen dhe firmën e rektorit. Në momentin që merrni dokumentet, shkoni tek zyrat e postës. Dërgoni këto dokumente tek ministria e jashtme për një vulë apostile “Vulë apostile për Gjermani”. Do të duhet të bëni një pagesë. Brenda 48 orëve do t’u kthehen përsëri dokumentet.

Në momentin që keni në dorë të gjitha dokumentet, shkoni tek një zyrë noteriale (që njihet nga ambasada gjermane) dhe do të duhet të noterizoni të gjitha dokumentet që keni përkthyer dhe do të përktheni në gjuhen Gjermane.

  • Leja e për zbatimin e profesionit

Ju nuk do t’ju duhet kjo! Vetëm nëse jeni mjek/infermier. Tej-kalojeni këtë hap.

  • Sigurimi shëndetësor

Në gjermani ju do të duhet të jeni të siguruar në të gjitha rastet. Kjo shumë do t’u zbritet nga rroga dhe kompania do ta mbajë atë për ju. Por në momentin e aplikimit kjo do të duhet të bëhet nga vetë ju. Kjo realisht varet nga kompania që do të përdorni për sigurimet shëndetësore. Shumica e njerëzve përdorin TK. Plotësoni formën e aplikimit dhe brenda 24 orëve do të duhet të merrni një email konfirmimi. Mbani mend të shënoni datën e fillimit të sigurimit, datën e fillimit të punës që keni në kontratë, në të kundërt ju do të paguani lekë dhe atje ku nuk duhet. Në momentin që pranoheni, kontaktoni një nga agjentët e tyre për të dërguar një kopje të kontratës tek emaili juaj (zakonisht ua dërgojnë të skanuar). Një mundësi tjetër është që ta merrni atë nga punëdhënësi juaj, pasi dhe vetë punëdhënësi do të marrë të njëjtën letër për ju nga posta lokale e zonës.

Tani jeni gati për të shkuar në takimin e ambasadës.

Takimi në Ambasadën Gjermane

Përpara së gjithash, ju sugjerohet të shkoni në takim 10 minuta përpara. Sigurisht ata kanë kohë për takimin, por të qënurit korrekt është shumë e rëndësishme. Mbani me vete të gjitha dokumentat. Një person do t’ju thërrasë emrin. Kur të hyni në ndërtesë ju duhet të lini telefonin dhe të gjitha gjërat metalike në një dollap për të cilën do t’ju jepet dhe një çelës. Në momentin që kaloni dedektorin e metaleve, ju do të njiheni me sekretaren. Ajo do të konfirmojë takimin tuaj dhe do të bëjë të vlefshëm takimin. Do t’ju kontrollojë të gjitha dokumentet që keni me vete. Ajo ndodhet atje për t’ju kursyer kohë intervistuesëve, kështu që nëse diçka shkon gabim me dokumentet tuaja, ju nuk do të keni mundësinë të vazhdoni më tej!

Me pas, ju hyni në ndërtesë, dhe prezantoheni me intervistuesin/en. Zakonisht intervistuesët nuk bëjnë shumë pyetje kur ju jeni për kartë blu. Këtu bëni dhe pagesën. Zakonisht u bëhen 3 pyetje:

  • Beqar apo Martuar
  • Keni kërkuar azil politik
  • Sa mirë dini Gjermanisht (mos u shqetësoni, nëse nuk dini s’është problem!)

Në fund intervistuesit do t’ju thonë që do të njoftoheni me email dhe ju do të largoheni nga ambasada.

Në pak javë (zakonisht 10 ditë)

Ju do të merrni një email ku u thuhet se ambasada ka marrë një vendim për aplikimin tuaj. Ju nuk do të merrni përgjigje konkrete nëpërmjet emailit. Ju duhet të shkoni në ambasadë për të marrë përgjigjen. Për kartën blu, Gjermanët nuk janë asnjëherë të ashpër. Sigurohuni që të printoni emailin që u ka ardhur pasi nuk do të merrni asgjë nëse nuk e paraqisni atë të printuar.

Nëse nuk e merrni VIZËN ?

Gjermanët janë shumë të drejtë në gjykimet e tyre dhe mundësisht ka diçka gabim me ju apo aplikimin tuaj.

Fituat VIZËN? Urime!

Tani është testi më i rëndësishëm në jetën tuaj. Gjeni një shtëpi me qera. Është e vështirë, edhe për ne IT-të.

Gjetja e shtëpisë

Kërkimi dhe gjetja e shtëpisë në Gjermani mund të bëjë një burrë të fortë të qajë! Pra, siç e kuptuat, gjetja e një shtëpie në Gjermani, kryesisht Berlin, Munich apo Cologne është shumë e vështirë. Disa nga faqet e internetit ku mund të kërkoni shtëpi në gjermani janë:

Wg- Gesucht
Immowelt
Immobilienscout24
Ebay kleinanzeigen
Homefully (nëse kërkoni apartamente të ndara)

Një trik i vogel, nëse keni të bëni me agjentë, më mirë u dërgoni direkt email dhe injoroni sistemet.

Kujtesë: Të gjitha faqet e internetit kanë nganjë aplikacion në android apo iPhone. I vetmi që nuk është anglisht është Immowelt. Gjithashtu ka dhe disa faqe specifike në varësi të qytetit në të cilin jeni duke u zhvendosur.

Ju do të keni presion të madh për shtëpinë. Kërkoni menjëherë pasi të merrni Vizën! Apo edhe përpara marrjes së saj!

Komuniteti

Mos u besoni njerëzve që hiqen si të mirë! Shkoni atje dhe bërtituni njerëzve që jeni duke kërkuar për akomodim! Ata do t’ju ndihmojnë.

  • Provoni grupet në facebook. Për çdo qytet ka shumë grupe të tilla si: “Albaner in Dortmund” apo “Shqiptarët në Berlin. Ata mund t’ju ndihmojnë.
  • Reddit. Mund të ketë një kanal për atë qytet në reddit dhe mund t’ju ndihmojnë.

E RËNDËSISHME: MOS PRANONI TË NEGOCIONI ME PERSONAT QË NUK FIRMOSIN KONTRATË PËR SHTËPITË ME QERA!

Si t’i kërkoni një Gjermani shtëpinë e tij / saj me qera

Kjo nuk është e vështirë. Të gjitha landet kërkojnë që ju të jeni stabël dhe në gjendje të paguani qeranë dhe të mirëmbani shtëpinë. Kërkesa është mirë të bëhet Gjermanisht, por mund të provoni dhe anglisht. Nëse tentoni anglisht, lutuni që ai apo ajo që lexon kërkesën të dijë anglisht. 😊

Një shabllon i gatshëm për kërkesë shtëpie me qera në gjermanisht:

Sehr geehrte Damen und Herren

Ich werde von Albanien nach Deutschland ziehen, um einen neuen Job in [QYTETI] zu beginnen. Ich bin Softwareentwickler bei [Your company name]. Ich bin albanischer Staatsbürger und [Your age] Jahre alt. Mein Gehalt wird voraussichtlich [RROGA JUAJ] Euro pro Jahr betragen. Ich suche eine Wohnung zur Miete in [QYTETI] und möchte einen Besichtigungstermin vereinbaren. Mein Deutsch ist leider nicht gut. Können Sie sich auch auf Englisch verständigen? Mit freundlichen Grüßen

[EmriJuaj]

Mundësi të tjera

Natyrisht, ju mund të qëndroni në Airbnb apo Booking për një natë dhe të caktoni takime lokale në Gjermani. Gjithashtu kërkon fat!

Përse duhet një kontratë shtëpie ?

Pa një kontratë shtëpie, ju nuk mund të merrni “Anmeldung”. Kjo është një vërtetim për rezidencën në qytet. Pa të, ju nuk mund të hapni llogari bankare, pra nuk mund të bëni asgjë!

Aplikimi për Anmeldung

Pjesa me e lehtë nga e gjithë proçedura. Thjesht shkoni tek faqja web e qytetit ku jetoni dhe skeduloni / caktoni një takim me zyrat. Ju mund t’ju dërgoni dhe email apo ti telefononi. Keni shumë guida në iinternet për këtë hap, mjafton të kërkoni në Google për “Anmeldung in [qyteti_juaj]”.

Në pak ditë, ju do të duhet të kontrolloni kutinë postare për ndonje letër nga zyra KVR. Pas 1 jave ju duhet të merrni dhe informacionin mbi “Tax Id”. Me këtë TAX ID mund të shkoni në bankë dhe të hapni llogari bankare.

Pa TAX ID quheni ilegalë!

Ju faleminderit që patët durimin të lexonit të gjithë artikullin. Qofshi me fat!