Bie menjëherë E-Albania pas autorizimeve “Leje-Dalje”


Faqja ku ofrohen shërbime të ndryshme për qytetarët shqiptarë ka pësuar kolaps të menjëhershëm pas prezantimit të mënyrës se si mund të merren autorizimet për Leje-Dalje nga e hëna (30.03.2020). Kjo për shkak të trafikut dhe ngarkesës së menjëhershme të serverave që ofrojnë këto shërbime.
Duket qartë brishtësia e këtyre sistemeve të cilat rrëzohen menjëherë pas vizitës të vetëm një përqindje shumë të vogël të shtetasve shqiptarë. Nga analiza e ekspertëve të sistemeve informatike, thuhet se këto sisteme nuk janë parashikuar për flukse të tilla të menjëhershme vizitorësh dhe optimizimi i tyre nga ekspertët përkatës duket se nuk është efikas.
Ajo cka mbetet të pritet është normalizimi i situatës dhe kthimi online i platformës në mënyrë që qytetarët të përfitojnë nga shërbimet e saj.