Protesta e PD, shtyhet ndeshja Tirana-Luftëtari

Protesta e opozitës, e parashikuar për paraditen e së shtunës, ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e javës së javës së 22 të kampionatit të Kategorisë Superiore.

Tirana do të zhvillonte ndeshjen e saj ditën e shtunë në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, sipas programit paraprak. Mesditën e së premtes, policia e kryeqytetit ka njoftuar klubin se nuk garanton sigurinë as jashtë rrethimit të stadiumit, duke detyruar skuadrën e Tiranës si organizatore të këtij takimi ta shtyjë ndeshjen për ditën e diel, kur do të luhen 4 sfidat e javës së 22, ndërkohë që të premten zhvillohet ndeshja e parë e kësaj jave mes Teutës dhe Kukësit.

Kjo ndeshje e vlefshme për vazhdimësinë e dy skaudrave në ndjekje të Partizanit kryesues do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, sot në orën 18:00.