Porti i Peshkimit do të lirohet nga mjetet motorrike

Së shpejti Porti i Peshkimit do të lirohet nga mjetet motorrike të sekuestruara dhe të grumbulluara prej vitesh, duke bërë të mundur që këtë sezon turistik Porti i Peshkimit të jetë një destinacion i ri për t’u frekuentuar nga turistët dhe qytetarët. 

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takimin e radhës në funksion të mbarëvajtjes së këtij procesi nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Drejtorinë e Cështjeve Vendore dhe Funksioneve të Deleguara Alma Mele, Bashkinë Vlorë, Drejtorinë së Policisë, Prokurorinë dhe Rezervat e Shtetit.

Burimi: ONETV Vlora (Facebook)