Opozita jep dorëheqjen! Nuk kemi vullnet për të qeverisur popullin Shqiptar

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në shqipëri ka dalë në një deklaratë përshtyp duke pranuar djegien e mandateve të deputetëve të saj. Edhe pse nuk shprehen publikisht për arsyet e vërteta që çojnë drejt marrjes së këtij vendimi, një analizë e thjeshtë logjike të bën të arsyetosh se kjo opozitë nuk di dhe nuk ka vullnet për të qeverisur popullin e saj!

Me këtë veprim, Lulëzim Basha pranoi hapur që ka dështuar në çdo drejtim, si me organizimin e partisë së tij ashtu edhe me fitimin e zemrave të qytetarëve shqiptarë. Kjo do të thotë hedhje poshtë e të gjitha përgjegjësive për 43 mandatet e fituara në vitin 2017. Kjo do të thotë braktisje e qartë e popullit shqiptar për interesa personale dhe korruptive.

Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë që djegia e mandateve nga opozita shqiptare vjen si pasojë e frikës për t’u përballur me sistemin e ri të drejtësisë që po instalohet në vend si dhe frikën për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të 23 Qershorit. Duke pranuar në mënyrë indirekte humbjen, kryetari i opozitës zgjodhi të djegë mandatet 5 muaj para mbajtes së tyre.

Ndërkaq, ka ardhur reagimi nga zv.kryeministri Erion Braçe i cili thotë se mandatet digjen tani pasi nuk kanë çfarë i bëjnë reformës në drejtësi.

“As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt”, shkruan Braçe duke nënkutpuar kështu se qeveria do vazhdojë edhe pa opozitën në Kuvend.

“Arsye e fortë apo jo?!

Vetëdjegia buron nga deshpërimi i madh!

Arsyeja është #ReformaPerpara pa pyetur për bllokimin me tym e flakë, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre”, shkruan më tej Braçe. 

Kujtojmë se pas dorëzimit të mandateve, në PD do të ngrihet një grup pune për teknikalitetet e procedurat që do ndiqen në vazhdim, në përputhje me statutin e partisë.