Ja sesi të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes suaj nga Facebook

Facebook lançoi ditën e sotme kontrolle të reja të privatësisë për përdoruesit Android dhe dërgoi njoftime në iOS dhe Android.

Të gjithë e dimë sesa tunduese janë të dhënat tona personale për Facebook të cilat rrjeti social i përdorur për të krijuar profile me të cilat reklamuesit mund të arrijnë konsumatorë potencialë.

Këto të dhëna ato mund ti kapin edhe përmes telefonit. Por nëse kjo ju bën mos ndiheni rehat, atëherë mund të ndaloni aplikacionin Facebook nga gjurmimi i vendndodhjes suaj plotësisht ose ta lejoni vetëm kur po përdorni aplikacionin.

Facebook lançoi ditën e sotme kontrolle të reja të privatësisë për përdoruesit Android dhe dërgoi njoftime në iOS dhe Android për të kontrolluar konfigurimet aktuale.

Ja sesi të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes:

Në iOS

  1. Hapni aplikacionin Facebook dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas klikoni Settings
  2. Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe më pas Location.
  3. Klikoni mbi Location dhe përzgjidhni mes opsioneve Only When Using AppAlways Allow dhe Don’t Allow.

Gjithashtu mund të çaktivizoni Historikun e Vendndodhjes si në foton e paraqitur mëposhtë që Facebook të mos mbajë regjistrin e vendeve ku keni qenë.

Në Android

  • Hapni aplikacionin Facebook dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas Settings
  • Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe klikoni opsionin Location
  • Klikoni mbi Location Services dhe fikni gjurmimin
  • Opsioni Background Location lejon që të zgjidhni nëse do të lejoni që Facebook të gjurmojë vendodhjen tuaj ose jo kur nuk përdorni aplikacionin.