Huliganët e PD sjellje rrugaçërore dhe kriminale në pseudo-protestën e Opozitës

Protestuesit po godasin me sende të forta derën e kryeministrisë, për ta thyer atë dhe për t’u futur brenda. Gjithashtu po përpiqen të heqin edhe skelat e vendosura në hyrje të godinës së kryeministrisë, nëj natë më parë.

Ndërkohë nga brenda godinës, forcat e policisë kundërvepruan, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Për shkak të gazit lotsjellës, turma u shpërnda për pak minuta, ndërsa edhe liderët e opozitës, Basha, Berisha e kryemadhi, u larguan në anë të kryeministrisë, për t’iu shmangur efektit të gazit.

Mësohet se persona me të shkuar kriminale janë paguar nga partitë opozitare për të shkaktuar rrëmujë dhe kaos në ambientet e kryeministrisë. Kjo nuk është një protestë, por një veprim rrugaçërie që tenton të shpëtojë të birin e Sali Berishës dhe burrin e Monikës nga burgu.