DEBATI LIVE/ Peza: Opozita nuk ka asnjë mundësi të mundi PS me votë, prandaj e kërkon me DHUNË

Sekretari për marrëdhenien me mediat në PS, Alfred Peza u shpreh se opozita po kërkon ardhjen në pushtet me dhunë, pasi me votë e kanë të pamundur.

Në 2005, Basha tha nuk hy në zgjedhje se sjam dakord me ndarjen administrative territoriale. Në 2017 tha nuk hy se dua qeveri teknike.

Sot, në 2019 do dhe kërkon qeveri tranzitore.

Historikisht PS është partia më e madhe elektorale në Shqipëri dhe ata sot nuk kanë asnjë mundësi ta mundin Edi Ramën me votë dhe duan ta bëjnë me dhunë.

Ka një dallim nga insitikti I qytetarëve për të protestuar dhe nxitjes që po I bën opozita prej 1 muaji. Unë jam dakord për çdo protestë që nxitet nga qytetarët“, u shpreh Peza.