500 ‘policë’ të rinj të FRPD-së gardh mbrojtës para efektivëve tek kryeministria

Partia Demokratike raporton se rreth 500 të rinj të Forcave Rinore të Partisë Demokratike janë organizuar për të qëndruar përpara policëve që janë në kordonin e parë të sigurisë, përpara kryeministrisë.

Sipas Partisë Demokratike të rinjtë e djathtë do të qëndrojnë aty për të krijuar një lloj gardhi për të shmangur dhunën e mundshme që mund të vijë nga radhët e protestuesve mbi policinë. Të rinjtë kanë nga një shirit në duar për tu identifikuar edhe nga protestuesit e tjerë, si mbarëvajtës së protestës.

Në rreshtin e parë tek kryeministria në pjesën hyrëse nuk do të ketë efektive vajza.